Mbahet dy ditë më vonë në Tiranë, Kosova përfaqësohet në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë nga Vjosa Osmani

mbahet dy dite me vone ne tirane kosova perfaqesohet ne samitin evrope juglindore ukraine nga vjosa osmani
mbahet dy dite me vone ne tirane kosova perfaqesohet ne samitin evrope juglindore ukraine nga vjosa osmani

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani do të marrë pjesë në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do të mbahet më 28 shkurt në Tiranë.

Lajmi është konfirmuar për mediat e Kosovës nga Bekim Kupina, këshilltari për media i presidentes Osmani.

“Presidentja Osmani do ta përfaqësoj Kosovën në Samitin Evropë Juglindore-Ukrainë, i cili do te mbahet në Tiranë më 28 shkurt”, tha Kupina.

Në këtë samit si dhe për herë të parë në Tiranë do të jetë edhe presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →