Në kuadër të 15-vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në NATO, do të mbahet konferenca “Shqipëria 15 vjet në NATO –Kërcënime të Sigurisë në Ballkan”.
Konferenca organizohet nga The Albanian Policy Center, Këshilli i Atlantikut në Shqipëri dhe Southeast European Security Center, duke sjellë së bashku politikanë, ushtarakë, profesionistë, analistë që nga rënia e perdes së hekurt në Shqipëri dhe rajon. Në diskutimet e tyre, ata do të fokusohen në historinë e anëtarësimit dhe arritjet e Shqipërisë në NATO, si dhe sfidat e sotme të sigurisë në Ballkan.
Pjesë e konferencës do të jenë dhe shtetarë të aleancës dhe personalitete ushtarake e politike, të cilët ndihmuan Shqipërinë të arrijë objektivat për anëtarësim në NATO. Më poshtë axhenda:
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co