Partia Socialiste do të mbledhë sot Kongresin Zgjedhor në orën 11:00 tek pallati i Kongreseve. Selia rozë nuk ka shpërndarë një axhendë publike as për anëtarët e saj, por punimet e Kongresit do të jenë një miksim i punëve të partisë dhe ato të qeverisë së Edi Ramës.
Në këtë kongres do të votohet Asamble e re, ku Rama ka kërkuar që të jenë të rinj dhe të filtrohen dy të punësuarit apo drejtorët që kanë poste në parti dhe administratë. Asambleja e PS ka 350 anëtarë, por Kongresi do të zgjedhë vetëm 156 prej tyre, pasi anëtarët e tjera janë automatikisht për shkak të funksionit ( kryetarët Kuvendi, deputetë, ministra, kryetarë bashkish).
NjĂ« nga çështjet kryesore tĂ« diskutimeve pĂ«r partinĂ« qĂ« do tĂ« mbahet nĂ« fjalĂ«n e Sekretarit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m dhe Kryetarit tĂ« PS do tĂ« jetĂ« rienergjizimi dhe anĂ«tarĂ«simet e reja. Gjithashtu Rama pas miratimit tĂ« Kuvendit pĂ«r votĂ«n e emigranteve, pritet tâi kthehet edhe njĂ«herĂ« tureve jashtĂ« vendit. Sakaq, nĂ« kĂ«tĂ« kontekst, kryesocialisti do tĂ« prezantojĂ« edhe platformĂ«n pĂ«r pĂ«rzgjedhjen e kandidatĂ«ve.
Përpos partisë tre shtyllat objektiv të qeverisjes do të jenë turizmi-antikorrupsioni dhe mirëqeverisja. Përveç kryeministrit pritet të flasin edhe ministrat sipas fushave të përcaktuara si prioritet për platformën e qeverisjes së tij.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co