Policia ka vendosur në pranga nj 51-vjeçar, i cili mbante në banesë një automatik dhe municion luftarak.
Arma u gjet e vendosur në një çantë pas kontrolleve në shtëpinë e të arrestuarit me iniciale, banues në fshatin Drenovicë, Dimal.
Shërbimet e Policisë kanë sekuestruar 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak.
Njoftimi:
Dimal/Në zbatim të masave të megaoperacionit mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, u godit një rast i armëmbajtjes pa leje.
Policia kapi në flagrancë dhe vuri në pranga 51-vjeçarin që mbante në banesë, 1 armë zjarri automatik dhe municion luftarak.
Sekuestrohen arma dhe municioni.
Shërbimet e Stacionit të Policisë Dimal dhe shërbimet e DVP Berat, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, në zbatim të masave të përcaktuara në planin operacional mbarëkombëtar “Sundimi i ligjit”, bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, kanë intensifikuar kontrollet dhe si rezultat kanë goditur një rast të armëmbajtjes pa leje.
Për këtë rast u vu në pranga shtetasi L. B., 51 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Dimal, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur 1 armë zjarri automatik, 2 krehra dhe sasi municioni luftarak, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Berat, për veprime të mëtejshme.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co