Vijon puna e inteligjencës policore dhe kontrollet intensive të shërbimeve, për të garantuar sundimin e ligjit në territor. Finalizohet operacioni policor i koduar “Strike 19”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të armëmbajtjes pa leje. Mbante fshehur në banesë armë zjarri automatike, armë zjarri pushkë, municion luftarak dhe lëndë narkotike kanabis, arrestohet në flagrancë 30-vjeçari.
30-vjeçari me precedentë të mëparshëm penalë në fushën e armëmbajtjes. Sekuestrohen armët, municioni luftarak dhe lënda narkotike. Si rezultat i administrimit të menjëhershëm të inteligjencës policore, të siguruar në vijim të megaoperacionit “Sundimi i Ligjit”, se një shtetas mbante armë në banesën e tij, në lagjen “24 Maji”, shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Strike 19”, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:
A. H., 30 vjeç, banues në Vlorë. Gjatë kontrollit të ushtruar fillimisht në automjetin që ky shtetas lëvizte në momentin e arrestimit, në çantën e tij shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan një dozë me lëndë narkotike kanabis.
Nga kontrolli i mëtejshëm në banesën e 30-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri automatike, 1 armë pushkë, municion luftarak për to dhe një sasi lëndë narkotike kanabis. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co