Në konferencën për shtyp trajneri i Realit është shoqëruar nga kapiteni Karvahal, si edhe nga mesfushori Federiko Valverde. Uruguaiani, sikurse trajneri italian ka vënë në dukje se objektivi i Realit është ta nisi me këmbën e mbarë sezonin e ri, që mund t’i hapë rrugë një marshimi triumfal në arritjen e 7 trofeve të mundshëm.“Sa më shumë fitojmë, aq më shumë kemi dëshirë të vijojmë me këto ritme. Ndaj kjo finale është shumë e rëndësishme për ne. Duam ta nisim me këmbën e mbarë sezonin. Edhe pse jam kthyer disi vonë për shkak të angazhimeve me ekipin kombëtar, besoj se jam në formë dhe dua të luaj kudo që të vendosë trajneri”, deklaroi fillimisht Valverde.
Edhe uruguaiani ka komentuar mbërritjen e Kilië Mbape në Madrid, duke siguruar se francezi do të jetë një përforcim shumë i vlefshëm në skuadër.
“Nuk besoj se ka shumë komente për të bërë rreth Mbapesë. Të gjithë e dimë se çfarë lojtari është dhe jam i bindur se do të na sjellë shumë në skuadër”, tha ai.
PANORAMASPORT.AL
Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co