Sport

“Mbappe ka firmosur”, Marca nuk ka asnjë dyshim, zbulon detajet e kontratës

mbappe ka firmosur marca nuk ka asnje dyshim zbulon detajet e kontrates

Kylian Mbappe mund të konsiderohet një futbollist i Real Madrid, për këtë nuk ka asnjë dyshim e përditshmja spanjolle Marca, madje e bën fakt të kryer, teksa zbulon se sulmuesi francez ka firmosur me Real Madrid një kontratë dy javë më parë.

Marca shton se sheiku Al Khelaifi tentoi deri në fund të bindte Mbappe, madje duke i ofruar një kontratë përtej logjikës, por Mbappe i bëri me dije se çdo tentative do të ishte e kotë pasi kishte gjetur akordin total me Real Madrid.

Marca
Marca

Nga 1 korriku, Mbappe pritet të jetë zyrtatisht një futbollist i Real Madrid. Mbappe do të firmos një kontratë 5-vjeçare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts