Sport

Mbappe prezantohet tek “Los Blancos” javën e ardhshme, ja njoftimi zyrtar i klubit kampion të evropës

mbappe prezantohet tek los blancos javen e ardhshme ja njoftimi zyrtar i klubit kampion te evropes
mbappe prezantohet tek los blancos javen e ardhshme ja njoftimi zyrtar i klubit kampion te evropes

Kylian Mbappe do të prezantohet tek Real Madrid, të martën e 16 Korrikur, ora 12:00. Ky është njoftimi zyrtar i publikuar nga klubi mbretëror, kampion i Evropës, lidhur me blerjen më të bujshme të këtij sesioni merkatoje. Kyliam Mbappe përfundoi aventurën me “gjelat” pas disfatës ndaj Spanjës në gjysmëfinale të Euro 2024. Një aventurë që përfundoi jo në mënyrën e duhur për numrin 10-të, i cili edhe vetë e pranoi se ky evropian ishte një dështim për të.

Megjithatë për Mbappe, do të ketë shumë pak kohë për të pushuar, pasi vetë pas pak ditësh do të nisë aventurëne tij të re, në kryeqytetin spanjoll, tek “Los Blancos”. Në konferencën për shtyp, Mbappe do të pritet nga presidenti Florentino Perez, e më pas do të zhvillojë konferencën për mediat, thuhet në deklaratën e kampionëve të Evropës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts