Mbështetësi i Belerit pështyu Tavon, ‘shpërthen’ Braçe: Dilini për zot shtetit, Himara shqiptare! Horrat që mbrohen nga Greqia…

mbeshtetesi i belerit peshtyu tavon shperthen brace dilini per zot shtetit himara shqiptare horrat qe mbrohen nga greqia
mbeshtetesi i belerit peshtyu tavon shperthen brace dilini per zot shtetit himara shqiptare horrat qe mbrohen nga greqia

I ashpër ka qenë në reagimin e tij deputeti socialist Erion Braçe, i cili ka shpërthyer kundër sherrit që ndodhi sot në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës, ku përkrahës të Fredi Belerit kërkuan që të ikte nga salla prefekti i qarkut Vlorë, Vangjel Tavo dhe Blendi Klosi.

Madje disa prej tyre lëshuan akuza dhe fyerje në drejtim të Tavos, ndërsa një përkrahës i Belerit shkoi edhe më tej, duke e pështyrë në fytyrë. Braçe përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe thekson se Tavo nuk ishte i pranishëm në mbledhje si një qytetar i zakonshëm, por prefekt i qarkut të Vlorës.

Mes të tjerash ai bën thirrje që t’i dihet për zot shtetit shqiptar, duke nënvizuar faktin se Himara është bashki shqiptare.

REAGIMI
Dilini zot shtetit shqiptar ne #Himare!

VANGJEL TAVO NUK ISHTE NE MBLEDHJEN E KESHILLIT BASHKIAK NE #HIMARE, SI NJE QYTETAR I ZAKONSHEM;

ISHTE NE ATE MBLEDHJE SI PREFEKT I QARKUT VLORE-NEN JURIDIKSIONIN E TIJ ESHTE BASHKIA SHQIPTARE E HIMARES, PRA SI PERFAQESUES I QEVERISE E SHTETIT SHQIPTAR!

Ky horri i rruges pjese ne ate salle, i cili peshtyn ZYRTARIN E SHTETIT SHIPTAR, duhet te marre nje pergjigje shembullore SIC LIGJI PARASHIKON PER NJE AKT TE TILLE OFENSIV E FYES, POSHTERUES!

Pra, AGJENCITE LIGJZBATUESE te ketij shteti, ose te bejne detyren ligjore, ose te terhiqen nga ai territor ku HORRAT si puna e ketij qe peshtyn zyrtarin e shtetit, DUKET SE KANE FITUAR IMUNITET SE I MBRON GREQIA!

Kjo histori ku keta plehra fyejne shtetin shqiptar e cdo zyrtar perfaqesues te tij, DUHET TE MARRE FUND ME LIGJ, TANI!


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →