“Mbështetja e Perëndimit për Izraelin, e mjerueshme”, Erdogan sulmon Netanyahun: I sëmurë mendor

mbeshtetja e perendimit per izraelin e mjerueshme erdogan sulmon netanyahun i semure mendor
mbeshtetja e perendimit per izraelin e mjerueshme erdogan sulmon netanyahun i semure mendor

Presidenti turk, Rexhep Tayyip Erdogan bëri thirrje për mbështetje rajonale në Liban, duke deklaruar se Turqia qëndron në solidaritet me vendin, në vazhdën e tensioneve në rritje me Izraelin.

Duke folur në grupin e partisë së tij, ai tha se kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka në plan të përhapë luftën në Gaza në rajon dhe se kjo do të ishte “katastrofike”. Ai e përshkroi gjithashtu mbështetjen e ofruar nga Perëndimi për Izraelin si “të mjerueshme” dhe Netanyahun një “të sëmurë mendor”.

“Kuptohet se Izraeli, i cili dogji dhe shkatërroi Gazën, tani i ka vënë sytë Libanit. Edhe pse fuqitë perëndimore para kamerave flasin ndryshe, ne shohim se në prapaskenë ata po e përkëdhelin pas shpine Izraelin dhe madje e mbështesin atë. Është jashtëzakonisht e dëshpëruar dhe e mjerueshme që shtetet, të cilat kur flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë, janë robër të një pacienti mendor si Netanyahu”, tha ai.

(A.A/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →