“Mbështetje e madhe e tifozëve në Dortmund, krenar me kuqezinjtë”, Çipa: Shqiptarët po identifikohen me sportin

mbeshtetje e madhe e tifozeve ne dortmund krenar me kuqezinjte cipa shqiptaret po identifikohen me sportin
mbeshtetje e madhe e tifozeve ne dortmund krenar me kuqezinjte cipa shqiptaret po identifikohen me sportin

Në orën 21.00, në Dortmund, Shqipëria mat forcat me Italinë, në sfidën e vlefshme për Europianin. Drejtori i përgjithshëm i News 24, Aleksander Çipa, nuk hezitoi të fliste për atmosferën në prag të këtij takimi. Çipa e cilësoi pjesëmarrjen e ekipit tonë në Europian si diçka që ka mjaft rëndësi në të gjitha aspektet, jo vetëm në atë futbollistik.

[embedded content]

Drejtor, çfarë ndjesie përjetuat sot në rrugët e Dortmundit? Çfarë emocioni të dhuruan mijëra tifozët kuqezi?

Në të gjitha bulevardet kryesore të Dortmund ku kam lëvizur unë, ka patur mijëra shqiptarë. Natyrisht, duket qartë patosi i tifozëve dhe solidariteti mbarë-shqiptar. Ata janë pjesë e një manifestimi të shkëlqyer.

Pse Shqiptarët bëhen bashkë vetëm kur bëhet fjalë për futboll, duket sikur është e vetmja gjë që i bashkon…

Le t’ia njohim si atribut sportit, apo  futbollit. Shqiptarët në rastin konkret, identifikohen kështu në mënyrë masive. Dëshira është e madhe për përfshirje. Shqiptarët tregojnë edhe identitetin e tyre, e pse jo edhe suksesin.

Çfarë impakti mund të ketë kjo sfidë, ky Evropian për Shqipërinë, flas këtu jo vetëm për anën futbollistike, por për turizëm, për emrin e Shqipërisë, a është kjo një reklamë e madhe?

Më shumë se aq, është një ndër publicitetet më të mëdha që mund t’i bëhet Shqipërisë. Është ky momenti që suksesi në futboll na bën krenar.

Kemi ndërtuar një lidhje të fortë me Italinë ndër vite, edhe kryeministri Rama ishte pak në siklet, është hera e parë që nuk bën tifo për Italinë, po ju çfarë shije ju lë kjo sfidë, si po e prisni?

Ajo që evidentohet nga pasqyrimi mediatik në Europë, ka të bëjë me trajtimin paritar të shqiptarëve. Kur them paritar, do të thotë se edhe rivaliteti me Italinë që vjen si kampione, është një pozitiv. Shqiptarët tashmë e ndjejnë kuotën e barazisë.

Më jep një parashikim, si përfundon Itali-Shqipëri?

Nuk shquhem për parashikime. Ka një shpresë pretenduese për barazim, por edhe për fitore. Shpresoj që njëra prej tyre të mbetet në fuqi.

(J.S/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →