“Mbetjet janë të rrezikshme”/ Protesta kundër rikthimit të lëndëve toksike! Kur pritet të mbërrijë anija me 200 kontejnerë

mbetjet jane te rrezikshme protesta kunder rikthimit te lendeve toksike kur pritet te mberrije anija me 200 kontejnere





































Anija “Moliva” me 200 kontenierë që dyshohet se përmban mbetje të rrezikshme, pritet të hyjë në radë në portin e Durrësit mëngjesin e së hënës.

mbetjet

Gazetarja e News24, Klodiana Haxhiaj, referuar burimeve nga Dogana, shprehet se kjo është e vetmja anije që transporton mbi 200 kontenierë dhe është e vetmja që vjen në port.

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, përfaqësues të PD dhe shoqërisë civile, po protestojnë në hyrjen para portit.

Ata kanë shpalosur një pankartë ku shkruhet “ Mbetjet janë të rrezikshme, qeveria toksike”.

Mbetjet, që dyshohet se janë të rrezikshme, kanë krijuar debate të shumta.

Dërgesat po kthehen nga brigjet e Singaporit. Me origjinë nga Shqipëria, dyshohet se ngarkesa përmban pluhur toksik të furrës së çelikut. Kjo sasi dyshohet se doli nga Porti i Durrësit më 4 Korrik të këtij viti, me destinacion final Tajlandën dhe tranzit Singaporin.

Por fillimisht ngarkesa me mbi 800 tonë peshë, ndaloi në Itali për t’u ndarë në dy pjesë, në anijet e kompanisë ndërkombëtare “Maersk”; respektivisht “Compton” dhe “Candor”.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →