Në fund të mbledhjes së qeverisë, zv/kryeministrja dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, foli mes të tjerash edhe në lidhje me transportin e mbetjeve të rrezikshme, nga Shqipëria në drejtim të vendeve të tjera pritëse.
Ajo hoqi përgjegjësinë nga vetja dhe institucioni që drejton, duke u shprehur se transporti i këtyre mbetjeve në vendin tonë ndodh që nga vitin 1998.
Balluku ka “fajësuar” mediat, se një gjë e tillë mori të tilla përmasa vetëm si pasojë e vëmendjes që iu kushtua në media.
“Çështje delikate që e konsideroj shumë të komplikuar nga ana juridike dhe procedurale. Po preket imazhi i Shqipërisë, të presim vendimet nga proceset që kanë nisur. Çështja tani ka marrë emrin “Porti i Durrësit”, që është komplet e ndryshme nga çështja e mbetjeve të rrezikshme. Kjo sepse kam vënë re që përfshihet Ministria e Infrastrukturës e energjisë Autoriteti Portual i Durrësit apo ministri të tjera.
[embedded content]
Regjimi i transportit të mbetjeve të rrezikshme ka nisur në 1998. Ka një protokoll të vendosur për të cilin Ministria e Mjedisit dhe Turizmit e ka bërë me dije të gjithë mediave që kanë pasur interes për këtë çështje. Nuk është asgjë e re. Ka eksport dhe tranzitim të mbetjeve të rrezikshme. Ishte një procedurë normale deri në momentin që mori këtë vëmendje mediatike.
Janë procesuar nga koncesionari i huaj. Qeveria dhe institucionet janë angazhuar në bashkëpunim me Olaf, kërkoj që secili prej jush t’i japë kohën e duhur drejtësisë. Të mos kthejmë një çështje të tillë procedurale në një çështje kombëtare e ndërkombëtare që godet Shqipërinë në periudhën e saj më të mirë të sezonit turistik“, tha ajo.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co