Kryeministri Edi Rama i ka kushtuar sërish vëmendje numrit të turistëve që vijnë në Shqipëri, duke iu përgjigjur kështu kritikëve që hedhin dyshime mbi largimin e turistëve për shkak të çmimeve të larta.
Por në postimin e tij në rrjetet sociale, Rama shprehet se vetëm gjatë muajit korrik, nga aeroporti “Nënë Tereza” është kapërcyer numri i mbi 1 mln hyrjeve, duke theksuar se kjo shifër është më e lartë se të gjitha hyrjet përgjatë 2013-ës, vit nuk ndodhi edhe rotacioni politik në Shqipëri.
“Dhe me aeroportin ndërkombëtar Nënë Tereza, ku vetëm muajin korrik numri i hyrjeve në Shqipëri i kaloi 1 milionë dhe hynë më shumë pasagjerë se sa erdhën në të gjithë vitin 2013, duke na dhënë një tregues kuptimplotë të transformimit epokal të Shqipërisë turistike në harkun e një dekade”, shkruan Rama në rrjet.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co