Bota

Mbi 40 mijë të zhdukur në luftën në Ukrainë

mbi 40 mije te zhdukur ne luften ne ukraine
mbi 40 mije te zhdukur ne luften ne ukraine

Rreth 42.000 njerëz janë aktualisht të zhdukur në Ukrainë, tha të mërkurën një zyrtar i Ministrisë së Brendshme. Dmytro Bohatiuk, i cili udhëheq Departamentin e personave të zhdukur të kësaj ministrie, tha se shifra përfshin ushtarë dhe civilë.

Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022. Mijëra njerëz janë vrarë në sulme, ndërsa miliona janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre. Rreth një e pesta e Ukrainës është e pushtuar nga Rusia.

Bohatiuk tha se më herët llogariteshin mbi 51.000 të zhdukur, por se në këtë shifër u përfshinë edhe mijëra të burgosur të luftës.

Bohatiuk tha se një sfidë tjetër për vendin është identifikimi i të vrarëve në fushëbetejë.

Ai tha se Ministria e Mbrojtjes nuk merr mostra gjenetike të ushtarëve që i dërgon në terren./Rel/

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts