Më shumë se 60 persona janë plagosur në një sulm me dron që shënjestronte rajonin Binyamina të Izraelit verior.
Në një deklaratë, organizata vullnetare e reagimit emergjent United Hatzalah tha se kushtet e të plagosurve varionin nga kritike në të lehta, ndërsa shtohet se ata janë dërguar në pesë spitale rajonale, me ambulancë ose helikopter.
Hezbollahu ka marrë përgjegjësinë për sulmin, ndërsa pretendon se kishte në shënjestër një kamp trajnimi të Brigadës Golani të Forcave të Mbrojtjes izraelite (IDF) në zonë, e cila është e vendosur midis Tel Avivit dhe Haifës.
Zyra e medias e grupit të armatosur tha se sulmi ishte në përgjigje të sulmeve izraelite në Libanin jugor dhe Bejrut ditën e enjte.
Pamjet e transmetuara nga mediat izraelite treguan të plagosurit duke u ndihmuar në automjetet e urgjencës, përfshirë helikopterët. Mediat izraelite raportuan se 67 persona janë plagosur, ku katër paraqiten në gjendje kritike dhe pesë të tjerë të plagosur rëndë.
Detajet janë ende të pakta, por shumë nga të plagosurit duket se kanë qenë në një mensë komunale në atë kohë dhe janë kapur plotësisht në befasi.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co