Mbi 60 të vdekur në Moskë pas një sulmi terrorist, anulohet ndeshja miqësore Rusi-Paraguaj

mbi 60 te vdekur ne moske pas nje sulmi terrorist anulohet ndeshja miqesore rusi paraguaj
mbi 60 te vdekur ne moske pas nje sulmi terrorist anulohet ndeshja miqesore rusi paraguaj

Miqësorja Rusi-Paraguaj e planifikuar të  luhej të hënën në Moskë është  anuluar për shkak të një sulmi terrorist me mbi 60 të  vdekur në Krasnogorsk, një periferi e Moskës. Lajmi është bërë i ditur nga Federata Ruse e Futbollit.

“Për shkak të sulmit terrorist që ndodhi në Krasnogorsk, Federata Ruse e Futbollit dhe Federata e Futbollit të Paraguait vendosën të anulojnë ndeshjen miqësore ndërmjet ekipeve kombëtare të Rusisë dhe Paraguajit. Palët ranë dakord që ndeshja të mund të zhvillohet në një kohë tjetër.

Tifozët që kanë blerë biletat për ndeshjen do të mund të marrin një rimbursim të plotë. Gjithashtu do të publikohen informacione për procedurën e kthimit të biletave të blera”, thuhet në  njoftim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →