Bota

Mbi dy orë mbledhje, Basha zbulon lëvizjen e radhës: Nuk kemi përfunduar, do t’i bashkohemi…

mbi dy ore mbledhje basha zbulon levizjen e radhes nuk kemi perfunduar do ti bashkohemi

































Lulzim Basha mblodhi sot për më shumë se dy orë strukturat partiake, për të diskutuar mbi vendimin e Gjykatës së Apelit që i dha  Sali Berishës vulën dhe logon e PD.

lulzim basha (4)

Në përfundim të takimit, Basha tha se do të zhvillohet edhe mbledhje e Kolegjit të kryetarëve.

Ai nuk bëri asgjë të ditur në lidhje me ndonjë vendimmarrje.

“Kemi ecur me mbledhjen e kryesisë, por nuk e kemi përfunduar. Do ti bashkohemi kolegjit të kryetarëve. Gjithçka që ju thashë kur hyra vazhdon të qëndrojë. Do vazhdojmë takimet me kolegjin e kryetarëve dhe kryesinë”, tha Basha.

Para nisjes së mbledhjes Basha u shpreh për gazetaret se beteja nuk bëhet për logo apo për karrige, por për idealet e demokratëve.

Ai tha se nuk komenton vendimin e gjykatës, por u shpreh se do të diskutohet për hapat e mëtejshëm, nëse do të çojnë apo jo në Gjykatën e Lartë.

Ndërsa i pyetur për mundësinë e krijimi të një force të re politike, Basha nuk dha një përgjigje direkte.

LEXO EDHE: Apeli i hoqi vulën dhe logon, reagon Basha: Betejën nuk e bëjmë për karrige! Krijimi i një force të re politike? Ja si përgjigjet ish-kryetari i PD

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts