Shqiperia

Mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së/ Grupi zgjedh Gazment Bardhin që t’i përfaqësojë në Konferencën e Kryetarëve

mbledhja e grupit parlamentar te pd se grupi zgjedh gazment bardhin qe ti perfaqesoje ne konferencen e kryetareve
mbledhja e grupit parlamentar te pd se grupi zgjedh gazment bardhin qe ti perfaqesoje ne konferencen e kryetareve

TIRANË – Është mbajtur këtë të martë mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit.

Gazetari Osman Stafa raporton për Balkanweb se Grupi Parlamentar i PD-së së Rithemelimit ka vendosur të autorizojë Gazment Bardhin si përfaqësues në Konferencën e Kryetarëve.

“Ka përfunduar mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së, që vjen pak përpara Mbledhjes së Kryetarëve. Grupi ka zgjedhur Gazment Bardhin që t’i përfaqësojë ata në Konferencën e Kryetarëve”, deklaroi gazetari Stafa.

Mësohet se mbledhja e Grupit Parlamentar të PD-së së Rithemelimit u mbajt me debate e tensione.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts