Mbledhja e Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, Noka: I shërbeu bashkimit të PD, misioni ynë historik të…

mbledhja e keshillit kombetar te rithemelimit noka i sherbeu bashkimit te pd misioni yne historik te
mbledhja e keshillit kombetar te rithemelimit noka i sherbeu bashkimit te pd misioni yne historik te

TIRANË – Deputeti i PD Flamur Noka, pas përfundimit të Këshillit Kombëtar të Rithemelimit, deklaroi se tashmë bashkimi i opozitës është më afër se kurrë. Noka tha se mbledhja e Këshillit Kombëtar i shërbeu bashkimit të opozitës. Ai shtoi se misioni historik i demokratëve është që të kthejnë votën e lirë, e cila, sipas tij, është dhunuar në 10 vitet e qeverisjes së Edi Ramës.

“Ne jemi në një etapë të re, duam bashkimin e demokratëve. Tashmë të gjithë të bashkuar do të vërshojmë cep më cep të Shqipërisë, për të bashkuar opozitarët për të rrënuar qeverinë kriminale.

Misioni ynë historik është që shqiptarët të votojnë të lirë. Prej 10 vitesh, qeveria shkatërron zgjedhjet. Dhe që të rikthehet vota e lirë, duhet një qeveri teknike. Ndryshimet janë konfirmuar nga Kryesia dhe tani do të kalojnë tek Këshilli Kombëtar”, u shpreh Noka.

Në mbledhjen e sotme të Këshillit Kombëtar të PD-së u miratuan ndryshimet statutore, teksa Bardhi dhe Gjekmarkaj janë emëruar nënkryetarë.

[embedded content]

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →