Mbledhja e qeverisë në Shkodër, mbërrin ministri i Brendshëm Balla. Zbardhet agjenda 

mbledhja e qeverise ne shkoder mberrin ministri i brendshem balla zbardhet agjenda
mbledhja e qeverise ne shkoder mberrin ministri i brendshem balla zbardhet agjenda

Në mbledhjen e qeverisë që do të zhvillohet në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. i pari që mbërrin është Ministri i Brendshëm Taulant Balla. Këtë të shtunë takimi ‘retreat’ do të mbahet me praninë edhe të kryebashkiakëve, ndërsa i pranishëm do të jetë kryeministri Edi Rama.

Fokusi i diskutimeve në këtë takim do të jenë objektivat për vitin 2024, si edhe një analizë dhe vlerësim i punës mbi porositë që kryeministri Rama ka lënë, ku një prej detyrave kryesore janë anëtarësimet e reja. I përzgjedhur si vendi për mbajtjen e kësaj mbledhje është stadiumi “Loro Borici” ndërsa ardhja e pjesëmarrësve nisi që në orën 9:00.

Në orën 10.00 takimin e hap kryeministri Rama me fjalën e tij, e parashikuar 30 minuta. Më pas e merr fjalën ministri i shtetit për pushtetin vendor Arbion Mazniku. 9 tryeza pune do të bëjnë bashkë ministra, zv/ministra dhe kryebashkiakë me fokus diskutimesh të sektorëve kryesore. Takimi mbyllet me fjalën e kryeministrit Rama që nis në orën 17.30 dhe me kohëzgjatje 60 minuta.

[embedded content]

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →