Deklarata e deputetes socialiste Klodiana Spahiu, e cila i cilësoi diskutimet e opozitës degjeneruese për mbledhjen, ka shkaktuar debat në Komisionin Hetimor për koncesionet në Shëndetësi.
Ka qenë kryetarja e komisionit, Albana Vokshi, e cila i ka kërkuar të tërheqë atë që ka thënë, por Spahiu ka refuzuar.
Pjesë nga debati:
Spahiu: Do të kërkoja vetëm pak qetësi që të bëjmë një diskutim, jo një fjalim politik. Nuk e kisha menduar kurrë që një komision hetimor do të degjeneronte deri këtu ku anëtarët e opozitës bëjnë diskutime politike. Edhe…
Vokshi: Si thua degjenerim për diskutimet serioze të opozitës. Po ca po thua mi?! Tërhiqe mbrapsht atë që the
Spahiu: A ka mundësi
Vokshi: Jo jo. Si mund të thotë një zonjë degjeneruat me diskutimet tuaja. D.m.th diskutimet tona janë degjenerim, ndërsa tuajat që mbroni Vilma Nushin janë të pastra. Po ca po thua mi Klod. Tërhiqe mbrapsht atë që të the. Nuk mund tu thuash kolegëve të opozitës, që flasin me seriozitet, që degjeneruar mbledhjen. Tërhiqe atë që the.
Spahiu: Asnjë fjalë nga fjala ime nuk tërheq dhe do tju bind që nëse vijojmë kështu nuk do të mbarojë kurrë ky komision. Ne kemi një listë që është miratuar dhe është votuar…
Vokshi: Ku e ke listën?! Ku e ke se nuk po thua të vërtetën. E para ofendon. Mua nuk ma lejon, se e para je zonnjë se përndryshe nuk duhej të ishte në këtë komision. Je zonjë e skam ca ti bëj. Por e kuptoj se shqetësimin e keni te Vilma. Më vjen keq prej teje, se nuk e prisja.
Spahiu: Nuk kam qëllim të fyej kolegët. Edhe njëherë po ju them se ky komision nuk do të vijojë kështu, ky komision po degjeneron. Nuk mund të vish këtu të mbash fjalim politik.
Vokshi: Çfarë fjalimi duhet të mbajë? Atë që më thotë Edi Rama.
Spahiu: A ma thoni dot se cili është qëllimi i këtij komisioni hetimor? Ju kemi respektuar në maksimun.
Vokshi: Rri Klod aman. Më vjen shumë keq se prej teje nuk e prisja. Më vjen keq që të detyrojnë të thuash këto fjalë.
Spahiu: Keni vendosur të vijoni në këtë formë, por ne nuk duam kështu.
Vokshi: Çfarë do bëni?
Spahiu: Kemi dy orë që bëjmë debate politike. Të kthehemi në hullinë e normalitetit.
Vokshi: Nuk është debat, është për procedurë.