Kryebashkiaku i Fushë Arrëzit, Hil Curri ka folur për mediat pas mbledhjes së zhvilluar në Shkodër mes kryetarëve të bashkive të vendit dhe kryeministrit Rama.
Curri u shpreh se asnjë nuk e ka parë takimin në aspektin politik sepse sipas tij problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme.
Ai zbuloi se gjatë mbledhjes kanë marrë një garanci duke qenë se vendi është në rrugën e integrimit drejt BE, duke theksuar se nëse ata do të ndihen të pa respektuar do të ankohen te kancelaritë evropiane.
Po ashtu Curri tha se gjatë takimit u vendos që një herë në muaj kryebashkiakët të kenë një komunikim me ministrat përmes platformës Skype për të thelluar bashkëpunimin.
“Asnjë prej nesh nuk e ka parë në aspektin politik sepse problematikat e qytetarëve janë janë më të rëndësishme se disa gjëra të vogla. Morëm një farë garancie duke qenë se po shkojmë drejt BE, edhe bashkëpunimi me ministrat dhe u la të komunikojmë një herë në muaj në Skype me gjithë ministrat dhe kjo ndihmon në bashkëpunimin tonë.
Nuk besoj të ketë përplasje për shkak të politikës pasi garancia më e madhe për ne është BE. Nëse ne ndihemi të parespektuar do ankohemi te gjithë kancelaritë evropiane.
Ne jemi përfaqësues të qytetarëve, kur kryeministri dhe ministri i Pushtetit Vendor na thërrasin ne duhet t’i përgjigjemi për hir të interesave qytetare”, u shpreh ai.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co