Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në mbledhjen e përbashkët me Shqipërinë në Kuvendin e Prishtinës, u shpreh se dy shtetet tona, edhe pse janë themeluar në kohë të ndryshme, sërish kanë të njëjtë aspiratë, atë të ruajtjes së identitetit kombëtar.
Kurti theksoi se kuvendet tona kanë rol të rëndësishëm në miratimin e marrëveshjeve të përbashkëta dhe zbatimin e tyre.
“Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Kosovë, meritojnë vëmendjen më të madhe në bashkërendimin e politikave të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë.”, shtoi ai.
Albin Kurti: Sot moti në Prishtinë është i ftohtë, por nuk ndikon aspak në atmosferën e ngrohtë në këtë sallë ku janë bërë bashkë dy Kuvende, ai i Kosovës dhe Shqipërisë.
Dy shtetet tona edhe pse të themeluara në distancë kohore nga njëri-tjetri janë shprehje e të njëjtës aspiratë shekullore për ruajtjen e identitetit dhe bashkimin kombëtar.
Nuk na lejohet mburrja për arritjet, kemi shumë punë për të bërë për të lehtësuar bashkëpunimet mes qytetarëve të dy republikave tona.
Kuvendet kanë rol të rëndësishëm në miratimin e marrëveshjeve të përbashkëta dhe zbatimin e tyre.
Shqiptarët nën Serbi janë komuniteti etnik më i diskriminuar në Kosovë, meritojnë vëmendjen më të madhe në bashkërendimin e politikave të Shqipërisë dhe Kosovës. Shqiptarët nuk janë fajtorë që janë autoktonë.
Burimi informacionit @Gazeta Shqiptare Online: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co