Në orën 13:00 mblidhet Komisioni Hetimor për Shëndetësinë, mbledhje e cila pritet të zhvillohet me prezencën e të gjithë anëtarëve, të opozitës dhe mazhorancës.
Gazetari Ergys Gjençaj raporton për BalkanWeb se deputetët socialistë pritet të prezantojnë sot planin hetimor për komisionin, plan i punuar nga ekspertët e maxhorancës dhe parashikon hapa që komisioni duhet të marrë brenda mandatit të komisionit që përfundon në fund të muajit korrik.
Sipas propozimeve, janë disa pika, ndër to përcaktimi i objektivit të planit për caktimi i kufijve të juridiksionit të komisionit, seancat dëgjimore dhe përgatitja e rekomandimeve të nevojshme në fund të komisionit hetimor.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co