Mbretëresha Camilla ndodhet në gjendje jo të mirë shëndetësore dhe Pallati Buckingham ka njoftuar se të gjithë angazhimet e saj mbretërore të kësaj jave, janë anuluar.
Një zëdhënësi i Pallatit mbretëror tha se Camilla kishte një infeksion në gjoks dhe se mjekët kishin rekomanduar se ajo duhej të pushonte.
Zëdhënësi uroi që Camilla të rikuperohej sa më shpejt në mënyrë që t’u kthehej detyrave të saj.
Mësohet se mbretëresha aktualisht është duke pushuar në shtëpi dhe është nën mbikëqyrjen e mjekut.