Mbretëria e Bashkuar takim urgjent për situatën në Liban

mbreteria e bashkuar takim urgjent per situaten ne liban
mbreteria e bashkuar takim urgjent per situaten ne liban

Sekretari i Jashtëm britanik, David Lammy, ka kryesuar një takim urgjent COBRA për të diskutuar situatën në Liban dhe për t’u siguruar që Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për çdo përshkallëzim që mund të kërkojë evakuimin e shtetasve të saj.

Bëhet e ditur se Lammy dhe ministra të tjerë u takuan këtë mëngjes pas një vale të paprecedentë sulmesh kundër pajisjeve të komunikimit të Hezbollahut – për të cilat grupi ka fajësuar Izraelin – të ndjekur nga një raund i madh sulmesh ajrore izraelite.

Ky takim vjen pasi diplomati i lartë donte të sigurohej që Mbretëria e Bashkuar është e përgatitur për çdo eventualitet, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

Siç raportohet, ushtria ishte vënë në gatishmëri gjatë verës për të nisur një evakuim urgjent të shtetasve britanikë nga Libani kur tensionet midis Izraelit dhe Hezbollahut u përshkallëzuan më parë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →