Mbreti Charles ka anuluar të gjitha detyrat mbretërore për ditën e nesërme (28 mars) pasi përjetoi efekte anësore të përkohshme pas trajtimit të kancerit, njoftoi Buckingham Palace.
“Pas trajtimit të planifikuar dhe të vazhdueshëm mjekësor për kancerin këtë mëngjes, Mbreti përjetoi efekte anësore të përkohshme që kërkonin një periudhë të shkurtër vëzhgimi në spital. Prandaj, angazhimet e Madhërisë së Tij u shtynë”, thuhej në njoftim.
Buckingham Palace njoftoi në shkurt 2024 se mbreti Charles ishte diagnostikuar me kancer dhe po fillonte trajtimin.
Në dhjetor, u mësua se trajtimi i kancerit të mbretit do të vazhdonte edhe gjatë Vitit të Ri.
Në atë kohë, burime nga pallati thanë se trajtimi i tij kishte ecur në rrugë pozitive dhe se do të vazhdonte edhe përgjatë këtij vitit, 2025.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co