Bota Sport

Mbrojtësi i Spanjës sfidon rivalët dhe beson tek trofeu: Dua të shoh kush është më i fortë se ne

mbrojtesi i spanjes sfidon rivalet dhe beson tek trofeu dua te shoh kush eshte me i forte se ne

































Dani Karvahal, mbrojtësi që ka hyrë në histori si një prej rekordmenëve të Ligave të Kampioneve me Realin e Madridit, duke e fituar 6 herë atë, beson se kjo verë mund të mbyllet edhe me fitoren e Europianit, aq sa pas suksesit ndaj Italisë nuk ka nguruar që të paralajmërojë të gjitha pretendentet e tjera të Europianit.

Spain's Dani Carvajal: 'from now on the games are life or death' – The Irish Times

“Bëmë një ndeshje edhe më të mirë sesa ajo përballë Kroacisë, ndonëse në fund vetëm rezultati ishte më i ngushtë. Ky grup, çdo ndeshje që kalon bëhet edhe më i fortë dhe unë kam besim se nuk e kemi treguar ende potencialin tonë real. Gjithsesi, deri në finale do të kemi kohë që të përmirësohemi ende shumë. A besojmë te fitorja e turneut? Jo vetëm që besoj, por dua të shoh kush mendon se është më i fortë se ne”, tha mbrojtësi.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts