Bota

Mbrojti aftësinë e Joe Biden për të vazhduar kandidaturën për president, Kamala Harris: Nuk pendohen! Ndryshe nga Trump, ai ka..

mbrojti aftesine e joe biden per te vazhduar kandidaturen per president kamala harris nuk pendohen ndryshe nga trump ai ka





































Kamala Harris nuk është penduar që mbrojti aftësinë e Joe Biden për të shërbyer edhe katër vjet si president. Këtë e ka deklaruar në një intervistë për CNN.

skynews-kamala-harris-joe-biden_6636012

Presidenti Biden u tërhoq nga gara për Shtëpinë e Bardhë në korrik pas disa javësh shqyrtimi mbi moshën dhe gjendjen e tij fizike, veçanërisht pas një debati katastrofik kundër Donald Trump.

Harris, e cila po shërben si zëvendëspresidente e tij, kishte mbështetur Biden për të vazhduar deri në atë pikë dhe tha se ishte një “nder” të shërbeja në administratën e tij.

“Ai ka inteligjencën, përkushtimin dhe gjykimin dhe disponimin që unë mendoj se populli amerikan me të drejtë meriton në presidentin e tij”, tha ajo për CNN.

Përkundrazi, ish-presidenti nuk ka asgjë nga këto“, shtoi ajo.

Në intervistën e saj të parë të medias kryesore që kur u emërua si kandidatja demokrate, Harris zbuloi si e mori vesh vendimin e Biden për t’u tërhequr.

“Telefoni ra dhe ishte Joe Biden dhe ai më tha se çfarë kishte vendosur të bënte dhe unë e pyeta, ‘je i sigurt?’ Dhe ai tha ‘po’ dhe kështu mësova për këtë”, tha ajo.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

Similar Posts