Mbrojtja në sulm, si Inzagi “çmontoi” Gaspin me çmenduri/ Lëvizjet e çuditshme të trajnerit zikaltër

mbrojtja ne sulm si inzagi cmontoi gaspin me cmenduri levizjet e cuditshme te trajnerit zikalter





































Që Alesandro Bastoni spostohet në krah dhe shndërrohet në një mesfushor të shtuar për Interin nuk përbën më lajm. Dhe që Pavar nga lojtar krahu është spostuar në qendër dhe shpeshherë shoqëron aksionet e zikaltërve edhe kjo nuk të habit.

INTER VS ATALANTA

Të premten në mbrëmje në fakt në “San Siro” ndodhën disa skena të papara ndonjëherë, që kanë lënë me gojë të hapur tifozët që ishin në stadium, por edhe që e panë këtë sfidë. Interi arriti të fitonte lehtësisht ndeshjen kundër Gasperinit me rezultatin 4-0 duke dominuar nga momenti i parë deri në të fundit. Ajo që duhet të ishte ndeshja më e vështirë në këtë nisje kampionati, rezultoi më e lehta.

ÇFARË LËVIZJESH- Gjithçka ndodhi edhe për faktin që Simone Inzagi i kishte përzier kartat në atë mënyrë duke lënë të befasuar Gasperinin, që u dorëzua dhe nuk reagoi dot. Açerbi që bën presing te portieri kundërshtar, Dimarko që braktis krahun dhe luan si një fantazist në qendër, ndërsa Barela e Çalhangolu që shpeshherë ishin lojtarët e fundit.

inzagi

Disa lëvizje të çuditshme që e shndërrojnë skuadrën kampione të Italisë në një kameleon që është shumë e vështirë ta përballosh dhe ta ndalësh. Teknika me të cilën lojtarët e qarkullojnë topin dhe nxjerrin ekipin përpara është shumë e lartë dhe kjo i jep besim trajnerit për të ardhmen. Interi dha një mesazh të fortë për kampionatin dhe të gjithë reaguan pas ndeshjes.

“Nëse Interi luan kështu, nuk ka rivalë. Në 45 minutat e para ishin të frikshëm dhe nuk besoj që i përballon njeri”, tha Parolo. Ndërkohë që Xhilardino foli me krenari për atë që skuadra e tij bëri ndeshjen e parë duke barazuar 2-2. “E pashë Interin ndaj Atalantës. Kjo do të thotë se ne ishim heroikë në ndeshjen tonë”, tha trajneri i Xhenoas.

SKEMA INTER

NDRYSHIM- Futbolli modern ndryshon shpesh dhe Inzagi e di mirë këtë. Ai e di mirë edhe faktin që skuadrat me skemën 3-5-2 mund t’i ndalësh në rast se luan me të njëjtën mënyrë dhe i lufton një kundër një. Por në këtë sezon ka vendosur që ta transformojë skuadrën e tij dhe sfida me Atalantën ishte diçka e rrallë. Açerbi merrte topin mes linjave dhe avanconte deri në zonën kundërshtare.

Trajneri italian bëri shpikje që rezultuan efikase. Interi përveç aspektit taktik ishte i fortë edhe në aspektin psikologjik për të lënë pas barazimin e ndeshjes së parë ku nisën të qarkullonin shumë pikëpyetje në rast se zikaltrit janë apo jo të uritur ashtu si një vit më parë për të mbrojtur titullin kampion.

Përgatiti: GENTJAN ALINANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →