Mbushën fshatrat e Krujës me kanabis, GJKKO shpall vendimin për 12 anëtarët e grupit kriminal/ Detajet

mbushen fshatrat e krujes me kanabis gjkko shpall vendimin per 12 anetaret e grupit kriminal detajet
mbushen fshatrat e krujes me kanabis gjkko shpall vendimin per 12 anetaret e grupit kriminal detajet

GJKKO ka dhënë vendimet për 12 anëtarët e një grupi të strukturuar kriminal të akuzuar për kultivim dhe trafikim të lëndëve narkotike.

Me kërkesë të SPAK, GJKKO ka dhënë vendimet për të pandehurit Bujar SEFA (alias XAKA), Lavdërim (alias Lulzim) ALIMANI, Skënder VELJA, Agron ASLLANAJ, Armand DËRVISHI, Saba SHEHI, Vaid TAKA, Asim PULACI, Edison XAKA, Xhemal ZOGU, Shkëlqim ISMAILI, Ahmet PULACI.

Gjykimi i kësaj ҫështje u zhvillua me rregullat e gjykimit të shkurtuar.

Drejtuesi i grupit kriminal, referuar vendimit është Bujar Sefa, i cili është dënuar me 10 vjet burg, ndërsa Lavdërim Alimani u dënua me 8 vjet heqje lirie. Ata, në bashkëpunim me 10 të pandehurit e tjerë, u arrestuan dhe gjykuan për kultivimin e kanabisit në fshatrat e Krujës.

Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarët Erjon Bani, Flora Hajredinaj dhe Flojera Davidhi, me vendimin Nr. 42, datë 01.07.2024 vendosi:

  1. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  2. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 12 (dymbëdhjetë) vjet burgim.
  3. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet burgim.
  4. Deklarimin fajtor të të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) për kryerjen e veprës penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” parashikuar nga neni 278/3 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 1 (një) vit burgim.
  5. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), dënohet me një dënim të vetëm prej 15 (pesëmbëdhjetë) vjet burgim.
  6. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Bujar Fadil Sefa (alias Xaka), i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 10 (dhjetë) vjet burgim.
  7. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Bujar Fadil Sefa (alias Xaka) në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  8. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale të “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e bashkëpunimit të veçantë atë të grupit të strukturuar kriminal parashikuar nga neni 284 paragrafi 1, dhe në lidhje e nenet 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet burgim.
  9. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për kryerjen e veprës penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 283 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 11 (njëmbëdhjetë) vjet
  10. Deklarimin fajtor të të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  11. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, dënohet me një dënim të vetëm prej 12 (dymbëdhjetë) vjet
  12. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet
  13. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Lavdërim (alias Lulzim) Alimani, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  14. Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 10 (dhjetë) vjet
  15. Deklarimin fajtor të të pandehurit Skënder Halim Velja, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal”, në formën e drejtimit parashikuar nga neni 333/a/1 i Kodit Penal, dënimin e tij me 5 (pesë) vjet
  16. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Skënder Halim Velja, dënohet me një dënim të vetëm prej 13 (trembëdhjetë) vjet
  17. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Skënder Halim Velja, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 8 (tetë) vjet e 8 (tetë) muaj
  18. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Skënder Halim Velja, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  19. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për kryerjen e veprës penale të për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  20. Deklarimin fajtor të të pandehurit Agron Rap Asllanaj, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  21. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Agron Rap Asllanaj, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet
  22. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Agron Rap Asllanaj, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj
  23. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Agron Rap Asllanaj, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  24. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  25. Deklarimin fajtor të të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  26. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  27. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Armand Hamit Dërvishi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  28. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Armand Hamit Dërvishi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  29. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  30. Deklarimin fajtor të të pandehurit Saba Hasan Shehi, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  31. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Saba Hasan Shehi, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  32. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Saba Hasan Shehi, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  33. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Saba Hasan Shehi, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  34. Deklarimin e pafajshëm të të pandehurit Vait Selman Taka për veprën penale “Prodhim dhe shitje e narkotikëve” parashikuar nga nenet 283/1 i Kodit Penal, pasi nuk provohet se e ka kryer veprën penale për të cilën akuzohet.
  35. Në aplikim të neneve 261 pika 1, gërma “a” dhe 389 të K.Pr.Penale urdhërohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg, caktuar ndaj të pandehurit Vait Selman Taka me vendimin Nr. 47 datë 23.05.2023 Gjykatës së Posaҫme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
  36. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i të pandehurit Vait Selman Taka, nga ambjentet e paraburgimit nëse nuk mbahet apo nëse nuk duhet të mbahet i arrestuar, i ndaluar apo i dënuar për ndonjë vepër tjetër penale.
  37. Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  38. Deklarimin fajtor të të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  39. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  40. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Asim Xhaferr Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.
  41. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Asim Xhaferr Pulaci, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  42. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  43. Deklarimin fajtor të të pandehurit Edison Ilir Xaka, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  44. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Edison Ilir Xaka, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  45. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Edison Ilir Xaka, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vejt e 8 (tetë) muaj burgim.
  46. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Edison Ilir Xaka, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  47. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  48. Deklarimin fajtor të të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  49. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  50. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Xhemal Skënder Zogu, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  51. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Xhemal Skënder Zogu, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  52. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për kryerjen e veprës penale “Kultivim i bimëve narkotike” kryer në formën e veçantë të bashkëpunimit, atë të grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 284 paragrafi 1 dhe në lidhje e nenin 28/4 dhe 334/1 të Kodit Penal, dënimin e tij me 9 (nëntë) vjet
  53. Deklarimin fajtor të të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, për veprën penale “Grup i strukturuar kriminal” parashikuar nga neni 333/a/2 i Kodit Penal, dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet
  54. Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, dënohet me një dënim të vetëm prej 10 (dhjetë) vjet burgim.
  55. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Shkëlqim Vesel Ismaili, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 6 (gjashtë) vjet e 8 (tetë) muaj burgim.
  56. Vuajtja e dënimit të kryhet nga i pandehuri Shkëlqim Vesel Ismaili, në një burg të sigurisë së lartë, në respektim të nenit 16 pika 1, gërma “a” të Ligjit Nr. 81/2020 “PËR TË DREJTAT DHE TRAJTIMIN E TË DËNUARVE ME BURGIM DHE TË PARABURGOSURVE”.
  57. Deklarimin fajtor të të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, për kryerjen e veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”, të parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
  58. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Ahmet Hasan Pulaci, i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vjet
  59. Vuajta e dënimit për pjesën e pavuajtur të kryhet nga i pandehuri Ahmet Hasan Pulaci, në një burg të sigurisë së zakonshme.
  60. Në lidhje me provat materiale.******
  61. Shpenzimet proceduriale të bëra gjatë hetimeve paraprake dhe ato gjyqësore i ngarkohen të pandehurve që u shpallën fajtor në mënyrë solidare.
  62. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, brënda 15 (pesëmbëdhjetë) ditëve, duke filluar ky afat nga e nesërmja e njoftimit të këtij vendimi.
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →