Ish-kryeministri Sali Berisha, nga ballkoni i shtëpisë së tij u ka bërë thirrje të rinjve dhe fermerëve të bashkohen në protestën e thirrur nga opozita më 20 shkurt.
Berisha deklaroi se “kurrë nuk duhet të presim nga njeri që do vij nga jashtë dhe të na garantojë të drejtën e votës, e të kapin për zverku qeveritarët tanë hajdutë”.
Ai u shpreh se të rinjtë shqiptarë janë të injoruar në mënyrë armiqësore, që sipas tij bëhet me qëllim që të largohen nga Shqipëria.
Ish-kreu i qeverisë u bëri thirrje edhe fermerëve që të “mbushin rrugët dhe sheshet” me mjetet e tyre bujqësore në shenjë proteste.
“Ndaj dhe thirrja juaj, o sot o kurrë, të marrim në dorë fatin tonë, është për çdo shqiptar. Thirrja është për çdo shqiptar që kërkon që taksat tij t’i rikthehen në rroga, shërbime, pensione, rrugë, shkolla. Për çdo shqiptar që kërkon që me votën e tij të ndryshoj qeverinë që nuk do. Mos të harrojmë se kurrë nuk duhet të presim nga njeri që do vij nga jashtë dhe të na garantojë të drejtën e votës, kurrë nuk duhet të presim se do vijnë të kapin për zverku qeveritarët tanë hajdutë. Jemi ne që kemi detyrën ti japim duart njëherë e përgjithmonë këtij regjimi.
O sot o kurrë, u drejtohet mbarë të rinjve shqiptarë të cilët të injoruar në mënyrë armiqësore nga regjimi të cilët më qëllim bëhet gjithçka që të largohen nga Shqipëria, kjo është për secilin prej tyre për tu bashkuar me ne dhe për të rikthyer Shqipërinë në rrugën e fitores dhe zhvillimit.
Kam një thirrje miqësore për të gjithë fermerët e Shqipërisë. I përgëzoj për protestën që bënë sot. I garantoj se PD çdo kërkesë të tyre, të gjitha kërkesat e tyre, qoftë për barazinë e taksave, qoftë për TVSH-në e inputeve, qoftë për naftën, subvencionin për prodhimet, të gjitha do bëhen realitet.
Por mbushni rrugët me të gjitha mjetet tuaja bujqësore, mbushni sheshet, ejani në Tiranë me 20 shkurt, t’i japim tiranisë së hajnave atë që meritojnë.
Demokrate dhe demokratë, këto ditë përsëri theksoj se ju bëtë mrekullinë, bashkimin e demokratëve.
Kjo frymë bashkimi vendimtare për fitoren tonë, t’u frymëzojë ju kudo që jeni, të ngriheni në këtë betejë, e cila ka për fat fitoren, fitoren, fitoren!
Dhe së fundmi, një mesazh nga Rruga e Shpresës, rruga e dritës, rruga e fitores, Surrelit në errësirë”, u shpreh Berisha.
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co