Mbyllet Festivali Ndërkombëtar i Monodramës, Prefekti Nertil Jole dorëzon çmimin e madh

mbyllet festivali nderkombetar i monodrames prefekti nertil jole dorezon cmimin e madh
mbyllet festivali nderkombetar i monodrames prefekti nertil jole dorezon cmimin e madh

KORCE

U mbyll me shfaqjen “Medea” Festivali Ndërkombëtar i Monodramës “ALBAMONO”, ku morën pjesë trupa aktorësh nga Italia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Spanja, Polonia dhe Kazakistani, të cilat interpretuan në Korçë dhe Maliq.

Festivali u organizua nga Bashkia Maliq me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

Mbrëmë u dhanë çmimet e këtij Festivali.
Prefekti i qarkut të Korçës Nertil Jole dorëzoi çmimin e madh “Grand Prix” për grupin e aktorëve nga Greqia, të cilët interpretuan tragjedinë “Medea”, shfaqje që mbylli Festivalin Ndërkombëtar të Monodramës “ALBAMONO” në Qendrën Kulturore “Dhimitër Orgocka” në Maliq.

Festivali u organizua nga Bashkia Maliq me mbështetjen e Ministrisë së Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.

“Është viti i 20-ë që zhvillohet ky festival. Aktivitete të tilla gjallërojnë jetën artistike dhe rritin interesin e vizitorëve drejt qarkut tone”, shkruan Prefekti Jole në Facebook.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →