Sport

Mbyllet merkato në Rusi, Mirlind Daku qëndron tek Rubin Kazan, të paktën deri në Janar

mbyllet merkato ne rusi mirlind daku qendron tek rubin kazan te pakten deri ne janar
mbyllet merkato ne rusi mirlind daku qendron tek rubin kazan te pakten deri ne janar

Mirlind Daku do të qëndrojë të paktën deri në janar te Rubin Kazani në kampionatin rus. Sulmuesi kryesor i këtij ekipi, kishte disa oferta për të lëvizur këtë verë, por siç duket gjithçka është shtyrë për në muajin janar.

Dje, u mbyll edhe merkatoja në këtë shtet dhe Rubin Kazani transferoi edhe një tjetër sulmues shqiptar, Marvin Çunin i cili u ble nga Frozinone për dy milionë euro.

Ndërkohë, dje ekipi rus ka bërë një tjetër goditje, mesfushorin Veldin Hodza (Hoxha), i cili vjen nga radhët e skuadrës së Rjekës. Mesfushori ka lindur në Kroaci, por prindërit i ka goran nga qyteti i Dragashit, çka i jep mundësinë të luajë për Kosovën, apo edhe për Shqipërinë.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts