Mbyllja e disa komunave serbe, ambasadori gjerman, Rohde: Masat e njëanshme të Kosovës po i hedhin benzinë zjarrit!

mbyllja e disa komunave serbe ambasadori gjerman rohde masat e njeanshme te kosoves po i hedhin benzine zjarrit
mbyllja e disa komunave serbe ambasadori gjerman rohde masat e njeanshme te kosoves po i hedhin benzine zjarrit

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde ka reaguar në lidhje me veprimet e qeverisë së Kosovës, për mbylljen e disa komunave paralele të Serbisë në vend.

Në një postim në platformën “X” shprehet se e mbështet deklaratën e Bashkimit Europian ku iu bë thirrje Kosovës “të shmangë veprimet e njëanshme që mund të rrisin tensionet dhe t’i adresojë këto çështje përmes dialogut të lehtësuar nga BE”.

Sipas Rohde veprimet e njëanshme të Kosovës “vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit”.

“Përsëri, unë e mbështes plotësisht këtë deklaratë! Masat e njëanshme vetëm sa i hedhin benzinë zjarrit dhe janë pikërisht e kundërta e uljes së tensioneve”, shkroi Rohde.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →