Shqiperia

Mbyllja e hetimeve për dosjen “Partizani”/ Avokatja e Berishës paraqitet në SPAK, tërheq aktet hetimore

mbyllja e hetimeve per dosjen partizani avokatja e berishes paraqitet ne spak terheq aktet hetimore
mbyllja e hetimeve per dosjen partizani avokatja e berishes paraqitet ne spak terheq aktet hetimore

Avokatja Klodiana Gjyzari u paraqit në orën 10.00 në Prokurorinë e Posaçme, për të firmosur mbylljen e hetimeve të dosjes “Partizani”, për financieren Andia Pustina dhe kreun e PD Sali Berisha.

Ajo ka dalë nga ambientet e SPAK me një dosje voluminoze në duar. Ku ishin aktet hetimore që ka tërhequr.
Ndërsa në orën 09.00 në dyert e SPAK mbërriti edhe mbrojtësi ligjor i Xhimi Begeja, po për të kryer të njëjtën procedurë.

Prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Millonai kanë thirrur në orën 14:00 Jamarbër Malltezin, që po ashtu do njihet me përfundimin e hetimeve.

Prokuroria e Posaçme të hënën mbylli hetimet për privatizimin e ish klubit sportiv “Partizani”, ndërsa thirri të pandehurit të vinin në SPAK për të firmosur përfundimin e dosjes.

Më herët, struktura e posaçme i komunikoi akuzën pesë të pandehurve, Sali Berisha, Jamarbër Malltezi, Fatmir Bektashi, Andia Pustina dhe Xhimi Begeja.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts