Mbytet anija me emigrantë në brigjet greke, mes viktimave edhe dy fëmijë të mitur

mbytet anija me emigrante ne brigjet greke mes viktimave edhe dy femije te mitur





































Dy fëmijë tre dhe pesë vjeç, si dhe dy gra, ishin emigrantët që u gjetën të vdekur në mbytjen e anijes që ndodhi mbrëma të martën vonë në Kos të Greqisë.

anije

Ngjarja tragjike ndodhi kur anija me 30 persona u përmbyt.

Sipas Rojës Bregdetare, rënia e tyre ka të ngjarë të jetë shkaktuar nga gabimi i operatorit të anijes.

Katër trupat që u nxorën nga zona detare e Psalidit, së bashku me të shpëtuarit, u dërguan në tokë, ku ndodheshin autoambulancat dhe mjetet e rojës bregdetare.

Deri më tani janë shpëtuar 27 emigrantë, ndërsa kërkimet vazhdojnë për gjetjen e ndonjë personi të zhdukur.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al

dsaadmin

Learn More →