Një person rreth moshës 60 vjeç ka humbur jetën teksa po lahej në plazhin e Velipojës, pasi dyshohet se është mbytur.
60-vjeçari, identiteti i të cilit nuk është identifikuar ende, ka dale në breg i shtyrë nga uji dhe më pas është konstatuar nga pushues të tjerë, të cilët menjëherë kanë njoftuar ambulancën e Velipojës dhe policinë.
Sipas informacioneve të para, dyshohet se 60-vjeçari ka pësuar një atak kardiak, duke humbur jetën në mënyrë të menjëhershme.
Po ashtu, burime nga vendngjarja bëjnë me dije se për afro 15 minuta trupi i pajetë i 60-vjeçarit ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë kuptuar se ishte mbytur, derisa uji e nxori në breg trupin e tij.
Kujtojmë se ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë, e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës, teksa ndodhej brenda në ujë dhe pësoi goditje në zemër.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co