Bota

Mbytja e jahtit të manjatit britanik të teknologjisë, polumbarët gjejnë dy trupa në det

mbytja e jahtit te manjatit britanik te teknologjise polumbaret gjejne dy trupa ne det
mbytja e jahtit te manjatit britanik te teknologjise polumbaret gjejne dy trupa ne det

Dy trupa janë gjetur në kërkimet e të mbijetuarve të jahtit të mbytur Bayesian, sipas mediave italiane.

Nuk dihen ende identitetet e personave të gjetur.

Anija u mbyt në orët e para të mëngjesit të së hënës pranë Palermos pas një stuhie të dhunshme.

Disa varka u panë duke u larguar nga porti i Porticello pak para orës 15:30 të ditës së sotme. Ata u drejtuan në vendin e fundosjes përpara se të dilnin raporte për marrjen e dy trupave.

Ata janë viktima e dytë dhe e tretë e mbytjes së anijes që gjenden. Trupi i kuzhinierit të superjahtit, Recaldo Thomas, u gjet pak pasi anija u mbyt.

Kjo do të thotë se ka ende katër persona të pagjetur nga 22 që ishin në bord në kohën e fundosjes së Bayesian.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts