Kryetari i “Nismës Thurje”, Endri Shabani, ka folur në lidhje me situatën politike para zgjedhjeve të 11 majit, fushatën elektorale, dhe koalicionin ku partia e tij bën pjesë, “Nisma Shqipëria Bëhet”.
I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, në Neës24,ai u shpreh se më 11 maj disa nga “të vjetrit” do të largohen nga politika me anë të votës dhe disa të tjerë do të ikin “me pranga”.
Sipas tij, Shqipëria po pëson ndryshime dhe po ndodh një rotacion brezash politik ,i cili po ndodh me pahir nga tre njerëzit që kanë qeverisur Shqipërinë për 34-35 vite, që sipas tij, “duhet të ishin tërhequr nga partia e tyre ose nga qeveria dhe t’i jepnin një mundësi brezit të ri.”
“Çdo zgjedhje ka emocionin e fushatës, por unë e shoh nga këndvështrimi historik. Unë kam parë të njëjtën klimë ka qenë në vitet ‘90 kur po mbaronte cikli i regjimit dhe po fillonte një cikël i ri. Në ato kohë kam qenë 5 vjeç, por mbaja mend se çfarë më kanë thënë prindërit e mi.
Në këtë moment po ndodhin ndryshime, po ndodh një tranzicion, një rotacion brezash politik i cili po ndodh me pahir nga tre njerëzit që kanë qeverisur Shqipërinë për 34-35 vite të cilët duhet të ishin tërhequr nga partia e tyre ose nga qeveria dhe t’i jepnin një mundësi brezit të ri.
Por disa do të ikin me pranga, disa me vota në datën 11 maj. Pra po mbaron një cikël politik dhe po fillon një tjetër dhe kjo gjë sjell emocione tek njerëzit që duan të vazhdojnë të jetojnë këtu”, u shpreh ai.
Shabani ka vënë theksin në problematikat sociale që ka krijuar largimi i të rinjve nga vendi, ndërsa shtoi se që nga rënia e demokracisë, Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse sipas tij, Shqipëria është në këtë gjendje dhe që vijojnë të pasurohen në kurriz të kombit.
“Unë shikoj njerëz që duan shpresë, shikoj të rinjtë që nuk duan të largohen nga shtëpitë e tyre, por janë të detyruar. Shikoj prindërit që duan që fëmijët e tyre të kthehen në shtëpi dhe të jenë pranë tyre dhe ato e kuptojnë arsyen se pse kjo gjë ndodh.
Gjatë 34-35 viteve Shqipëria është qeverisur nga tre njerëz të cilët, janë përgjegjës se pse Shqipëria është në këtë gjendje, dhe ne jemi këtu për të parë luksin e tyre dhe që ata vazhdojnë edhe pasurohen me vilat e tyre në kurriz të fatit të këtij kombi dhe kjo është nevoja për ndryshim.
Ne kemi një program, një manifest politik dhe 6 paketa të cilat duam që t’i dërgojmë në parlament por kjo gjë është dytësore, e rëndësishme që njerëzit të votojnë për ne në mënyrë që të hakmerren ndaj kësaj klase politike”, tha Shabani.
–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co