“Më 5 shkurt u firmos mrekullia e re e Partisë Demokratike”, Berisha kujton deklaratën e Bill Clinton për të: S’ka president që thotë se…

me 5 shkurt u firmos mrekullia e re e partise demokratike berisha kujton deklaraten e bill clinton per te ska president qe thote se
me 5 shkurt u firmos mrekullia e re e partise demokratike berisha kujton deklaraten e bill clinton per te ska president qe thote se

Në fjalimin e përnatshëm përpara mbështetësve, ish-kryeministri Sali Berisha, tha se më 5 shkurt u firmos mrekullia e re e Partisë Demokratike, bashkimi i demokratëve. Berisha kujtoi edhe ringritjen e Partisë në dekadat e fundit. Bismarku ka një shprehje që njihet mirë në politikë, ai thotë se politika është arti i realizimit të së mundshmes.

Pjesë nga fjalimi: 

Por PD ka provuar se politika është arti i realizimit të pamundshmes, sepse ne kemi realizuar të pamundshmen jo njëherë, por dy herë dhe tani do realizojmë një herë të tretë.

Ne do fitojmë sepse ju demokratë, misionarë të pamposhtur me 5 shkurt, me betejën tuaj pa kthim, ju firmosët mrekullinë e re të PD, bashkimin e demokratëve.

Ditën kur pala tjetër si përgjigje ndaj akuzave lemeritëse të Arben Ahmetajt, zgjodhi omertan, kodin e mafied. Miq mos harroni, kujtoni pak Damian Gjiknurin para gazetarëve. Ajo e pyeste për intervistën e Arben Ahmetajt, ai bënte mmmm. Kishte frikë se po i çelet goja. Dhe meqë jemi këtu, le t’u bëjmë pak një pyetje Batonëve, Mjerove dhe Bolinove: Mor të nderuar, meqë Arben Ahmetaj nuk tha gjë, pse janë strukur, pse kanë heshtur, pse zbatojnë kodin e omertës hajdutët Edi Rama, Veliaj dhe të gjithë skapistët, ministrat e tij. Pse nuk thanë një fjalë? Pse nuk hodhën poshtë akuzat e tmerrshme? Sepse ato janë të vërteta. Pra, ditën kur Rruga e Shpresës lebetiti Edi Ramën dhe organizatën e tij kriminale, ju udhëhoqët dhe thyet çdo tabu në politikën shqiptare. Më 5 shkurt, ju të dashur miq bëtë histori. Ju shembët një nga tabutë më të zeza të trashëguara nga e shkuara jonë diktatoriale. Politika shqiptare nuk është më e njëjtë që nga 5 shkurti, sepse ju dëshmuat se ndonëse mendoni ndryshe, ndonëse kemi kritikuar njëri-tjetrin, ndonëse kemi pasur përplasje me njëri-tjetrit dhe jemi parti e individit të lirë, kur vjen puna te interesi kombëtar, te vlera e lirisë, te demokracia, ne bëhemi një dhe i dalim zot vendit, i dalim zot pluralizmit, i dalim zot Shqipërisë.

Sepse miq, kjo është demokracia, ky është pluralizmi.

Atyre që rasti i viteve ’90 u duket i largët dhe nostalgjik, u them të ndalemi pak në rastin e dytë më të afërt. Rasti i dytë që dua t’u kujtoj ju misionarëve të pamposhtur është hera e dytë që erdhëm në pushtet në vitin 2005. Në atë kohë, sërish situata dukej e pamundur. PD sapo kishte dalë nga periudha e saj më e vështirë në tërë ekzistencën e vet. Për të shmangur një konflikt të gjerë civil që kërkonte të provokonte me çdo kusht rebelimi komunist, PD dorëzoi pushtetin me zgjedhje dhe doli në opozitë.

U vërsulën në të katër anët që ta shqyenin, ta copëtonin, ta fshinin nga faqja e dheut.

Pozitat e tona në atë kohë ishin shumë më të vështira se sot. Të themi të vërtetën, në fillim pothuajse e gjithë bota, përveç një miku të çmuar që sot nuk është më, austriakut Alois Mock dhe pas tij edhe miqtë e tjerë, ishin kundra nesh.

Të gjithë kërkonin largimin tim, përveçse demokratëve, të cilët për mua ishin bota.

Ju jeni bota! Ju jeni bota për Sali Berishën!

Më kujtohet ajo kohë kur mbaja fjalime në oborrin e selisë. Përballë kisha vetëm dhjetëra vetë. Por kisha dhjetëra misionarë. Ndaj atyre u flisja njëlloj sikur të kisha përballë 1 mijë, 10 mijë, 50 mijë vetë. Secili prej tyre ngjallte tek unë frymëzim të pashterrshëm, besim të pakufishëm.

Logjika çonte shumë veta të mendonin se PD kishte prekur fundin e saj dhe se fundja ajo kishte përmbushur misionin e saj, kishte përmbysur komunizmin dhe kishte sjellë demokracinë.

Në kancelaritë më të fuqishme të botës, gabimisht më kishin hequr vizë. Në një bisedë në Zyrën Ovale, zyrën më të rëndësishëm të planetit, presidenti i ndjerë Ibrahim Rugova do shprehej se Berisha e kishte mbështetur fort Rugovën dhe Kosovën.

Presidenti Klinton ishte përgjigjur se në ujërat e një lumi nuk mund të lahesh dy herë. Por miq, e shkuara është vetëm prologu.

Në vitin 2005, ata që erdhën me dhunë në pushtet, i përzumë me votën e lirë.

Sali Berisha u la për të dytën herë në ujërat e atij lumi dhe sot nuk ka president, as edhe kryeministër në botë që mund të thotë për Sali Berishën se ky nuk mund të lahet në ujërat e lumit edhe për të tretën herë.

Por edhe po të dalë ndonjë dhe ta thotë sot, mirë është të bëjë kujdes, se nesër kudo që të jetë ai, në detyrë apo pension, do gjejë veten gabim se do shohë PD-në në pushtet dhe Berishën e tretë një sukses tjetër të ri.

Kjo sepse PD është provuar parti e misioneve të pamundshme. Ajo realizon të pamundurën. Ne realizuam ëndrrën. Ne fituam dhe bashkë me ne fitoi Shqipëria, fitoi kombi, fitoi Kosova, fituan shqiptarët.

Fitoi Shqipëria liberalizimin e vizave, fitoi anëtarësimin në NATO, fitoi projekte si Rruga e Kombit, si TAP-i dhe Devolli.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →