Është jo i vogël numri i personazheve të njohura dhe publike të cilët e kanë pritur mirë dorëheqjen e Drejtorit të Përgjithshëm të Radio Televizonit Shqiptar, Alfred Peza. Pas Alketa Vejsiut ka ardhur reagimi edhe i gazetarit Bledi Strakosha, i cili u shkarkua nga puna në RTSH më 6 dhjetor të 2023.
“Më 6 shjetor më hoqi mua, me 6 shtator iku vet…ka Zot”, shkruan Strakosha në postimin e tij në rrjetet sociale.
Më parë reagoi edhe Alketa Vejsiu, të cilës Peza i kishte hequr drejtë njerkën nga puna, ndërkohë që kjo e fundit kujdesej spitaleve për të atin e Vejsiut, që ndërroi jetë vetëm pak muaj më parë.
Për Alketën kjo e premte është dita më e lumtur duke theksuar se me dorëheqjen e Pezës babai i saj i ndjerë po prehet në paqe, pasi iku nga kjo jetë me brengën e largimit nga puna të bashkëshortes.
Moderatorja shkruan se e kishte paralajmëruar Pezën për vendimet e tij për të hequr punonjësit pa arsye dhe njoftim e se shumë shpejt të njëjtin fat do të kishte edhe vetë ai.
(BalkanWeb)
Grupi Balkanweb
Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co