“Me 96.000 euro qëruan hesapet me të”, si letra anonime në SHISH paralajmëronte babain e 10-vjeçarit të zhdukur dhe lidhja me atentatin ndaj Skerdilajd Konomit: Në shtëpinë e ‘Lleshit’ do gjesh…

me 96 000 euro qeruan hesapet me te si letra anonime ne shish paralajmeronte babain e 10 vjecarit te zhdukur dhe lidhja me atentatin ndaj skerdilajd konomit ne shtepine e
me 96 000 euro qeruan hesapet me te si letra anonime ne shish paralajmeronte babain e 10 vjecarit te zhdukur dhe lidhja me atentatin ndaj skerdilajd konomit ne shtepine e

Emisioni “Në Shënjestër” i është rikthyer historisë së zhdukjes pa gjurmë të 10-vjeçarit Julian Çela më shumë se një dekadë më parë. Fëmija ishte në një qendër interneti kur u thirr nga dikush dhe prej atij momenti nuk dihet asgjë për fatin e tij.

Pjesë nga dokumentari:

 Në këtë letër, dërguesi që ka mbetur anonim ka përmendur edhe vrasjen e oficerit të SHISH në Durrës, Isa Çopa, ngjarje e cila ka ndodhur në muajin tetor 2011, në harkun e ndërmjetëm kohor të vrasjes së gjyqtarit Skerdilajd Konomi dhe rrëmbimit dhe zhdukjes një vit më pas të Julian Çelës, djalit të zv/drejtorit në Drejtorinë Kundër Terrorit në SHISH, Skënder Çela, i cili thuhet se po hetonte intensivisht vrasjen e mundshme të kolegut të tij të SHISH në Durrës, Isa Çopa.

[embedded content]

Prokuroria është e bindur që ngjarja e fund tetorit të 13 viteve më parë, nuk është vetëvrasje, por një vrasje tipike mafioze. E siguruar, pse jo, nga një dorë e stërvitur, që u përpoq jo vetëm të mos linte gjurmë krimi, por edhe të bënte të besonte se akti ishte një sabotim i vetë viktimës.

Teksa autorët, u kujdesën, si në një krim perfekt, që për ta bërë sa më të besueshëm versionin e tyre të vetëvrasjes, të dërgonin në telefonin e djalit të viktimës së tyre, edhe një mesazh. Ku sipas dosjes hetimore të siguruar nga emisioni ‘Në shënjestër’, makina me trupin e tij të shkrumbuar, u gjet në orën 00.30, të mëngjesit e herët të datës 25 Tetor 2011. Në vendin e quajtur ‘Bisht Kallm’ në zonën e Currilave. Vetëm disa orë pasi ai rezultonte të ishte zhdukur. Dhe ku e gjithë vëmendja e grupit hetues u ndal te puna e tij si Kryetar i Degës së Kundërzbulimit pranë Degës Durrës të Shërbimit Informativ, ku punonte prej vitesh.

“Kur shoku ynë Isai (Isa Çopa) po mblidhte prova të forta kundër tyre, ata e morën vesh, se ai po ju tundte prangat dhe u deshën vetëm 96.000 euro për të qëruar hesapet edhe me të, të cilën e dogjën në makinë. Dhe sapo morën vesh se ti po merreshe me hetime ata organizuan rrëmbimin e tët biri (Julianit), me qëllim që të çorientonin. Ajo që dua të të them Skënder është të ruhesh pasi ata duan të të vrasin njësoj si Isa Çopën. Në shtëpinë e ‘Lleshit’ do gjesh varësen e tët biri dhe një bluzë të tij.  Dhe vrasësit e Isait janë shokë të tij, dy nga Durrësi, një nga Shijaku, tjetri nga Tirana. Pyete njëherë Ardian Prrenjsin se kujt ja dorëzoi? Sa lekë i dhanë ata për të rrëmbyer Julianin”, thuhet në letër.

Por a ishte në të vërtetë hetimi që babai i Julian Çelës, Skënder Çela, kishte ndërmarrë për zbardhjen e së vërtetës së kolegut të tij Isa Çopa, që thuhet se mund të jetë tradhtuar edhe nga struktura brenda SHISH, që çoi në rrëmbimin e djalit të tij. Ku edhe pse kanë kaluar plot 11 vite nga vrasja makabre e drejtuesit të lartë të Shërbimit Informativ Shtetëror në Durrës, ende edhe sot shteti shqiptar, ai që duhet të ishte më interesuari për të zbardhur këtë krim, nuk ka ende një emër se kush janë autorët e kësaj ngjarje. Ndërkohë që nga viti 2013, edhe pse çështja i kaloi Prokurorisë së Krimeve të Rënda, duket se dosja nuk iu dha dinjiteti që i takonte.

A mund të jetë i njëjti grup që inskenoi vrasjen e Isa Çopës si një vetëvrasje, dhe dogji edhe makinën e tij, që mund të ketë kryer edhe rrëmbimin e Julian Çelës.  Por edhe pse kjo letër mund të kishte rezervat e veta në kuptimin e vërtetësisë, dyshimet janë se hetimet u vonuan qëllimisht në kohë dhe po kështu u devijuan për t’i dhënë një drejtim tjetër, të ndryshëm nga e vërteta. Ndërkohë që shumë kamera sigurie në zonë nuk u morën parasysh, të cilat mund të jepnin një panoramë më të qartë se çfarë ndodhi atë paradite të datës 30 nëntor të vitit 2012, me Julian Çelën.

Pas zhdukjes së Julianit, familja nuk mori asnjë telefonatë, apo mesazh në lidhje më djalin. Po kështu babai i tij, Skënderi zyrtar i lartë në SHISH, nuk kishte marrë asnjë kërcënim, pavarësisht dosjeve që kishte ne duar. Për një kohë të gjatë familja mbajti hapur edhe dy adresat e përdorura nga Juliani në facebook. Me mendimin se në këto adresa dikush do të shkruante. Por në asnjë moment nuk erdhi qoftë edhe një reagim që të mund të ndihmonte në fatin e Julianit. Por çfarë mund ta zbardhë në vazhdim këtë ngjarje të rëndë, të rrëmbimit të një fëmije, dhe për më tepër të një funksionari të lartë shtetëror.

A duhet kjo ngjarje ti kalojë sot medoemos, SPAK, si i vetmi institucion që ka mundësitë dhe mjetet e specializuara për të hedhur dritë mbi këtë histori. Por edhe me shumë të tjera që lidhen me të.  Dhe çfarë dinë ende familjarët e tij, që nuk e kanë thënë, që mund ti japë një dinamikë re, hetimit. A duhet rihapur njëkohësisht edhe vrasja e Isa Çopës, si një nga dosjet që mund të çojë drejt shtigjeve të reja të hetimit. Edhe pse koha e largët e ndodhjes së ngjarjes duket sikur I ka fashitur provat, por jo për drejtësinë e cila mund të gjejë në çdo kohë një provë të mbetur diku, që mund të jetë sadopak një shkëndijë për të ndezur një dritë shprese të re për familjarët. Të cilët edhe sot vazhdojnë të mos e konsiderojnë të humbur fëmijën e tyre. Por të presin me sytë nga një portë e cila mund të hapet nga momenti në moment. Që mund të jetë edhe drejtësia e re. Që ka treguar në jo pak raste që edhe ngjarje të harruara nga koha, mund ti nxjerrë nga hiri, dhe të vendosë përgjegjësit para bankës së akuzës.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

dsaadmin

Learn More →