“Më detyroi të abortoja”- Pas akuzave të ish-Zonjës së Parë për dhunë fizike, nisin hetimet ndaj ish-Presidentit

me detyroi te abortoja pas akuzave te ish zonjes se pare per dhune fizike nisin hetimet ndaj ish presidentit





































Prokurorët në Argjentinë kanë nisur një hetim ndaj ish-presidentit Alberto Fernandez, i cili akuzohet se ka dhunuar ish-partneren duke i shkaktuar plagë të rënda.

Fabiola Yáñez dhe Alberto Fernández

Javën e kaluar, ish-zonja e parë Fabiola Yanez, 43 vjeç, paraqiti një padi duke akuzuar 65-vjeçarin se e kishte dhunuar, që ka vazhduar deri në momentin kur ai u largua nga posti në vitin 2023.

Në dëshminë e dhënë, ajo deklaroi se ka pësuar kërcënime psikologjike e agresion fizik dhe e akuzoi Fernández se e detyroi abortonte fëmijën.

Ai i ka mohuar të gjitha akuzat. Fernández i ndalohet largimi nga vendi gjatë kohës që zhvillohen hetimet.

Hetimi vjen pas publikimit të fotove të Yanez me sy të zi dhe mavijosje u zbuluan dhe u publikuan nga mediat lokale, duke shkaktuar indinjatë në Argjentinë.

Në një intervistë të publikuar në fillim të kësaj jave, ai pretendoi se Yanez iu është nxirë syri si rezultat i një “trajtimi kozmetik”.

Sipas ligjit argjentinas, gjyqtari do të marrë vendimin përfundimtar nëse do të ngrejë apo jo ndonjë akuzë.

Fernández u përfshi për herë të parë në politikë në fillim të viteve 1980, në ditët e fundit të diktaturës ushtarake. Ai shërbeu si president nga vitit 2019 deri në 23.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →