“Më detyruan të përdor edhe kokainë”- E reja denoncon dy shqiptarë: Më p*rdhunuan, njëri prej tyre ishte i moshuar

me detyruan te perdor edhe kokaine e reja denoncon dy shqiptare me prdhunuan njeri prej tyre ishte i moshuar



































Tre persona janë arrestuar në Perugia të Italisë, pasi dy prej tyre akuzohen se kanë përdhunuar një vajzë 19-vjeçare.

policia italiane

Sipas mediave vendase, kanë qenë shqiptarët 69 dhe 34 vjeç, të cilët kanë kryer aktin e rëndë.

Ngjarja ka ndodhur në orët e natës, pas përfundimit të një mbrëmjeje, ku vajza ishte duke kërkuar një taksi për të shkuar në shtëpi.

Raportohet se ajo është afruar pranë 69-vjeçarit, i cili i dha kontaktin e një taksie.

Me pretendimin se nuk e kishte telefonin me vete, ai e bindi vajzën që ta ndiqte deri në shtëpi.

Pasi ka hyrë në banesë, e reja ka vënë re praninë e tre personave, mes të cilëve edhe 34-vjeçari. Ky i fundit së bashku me bashkëpunëtorin e tij të moshuar kanë abuzuar seksualisht me të renë.

Në denoncim viktima ka deklaruar se është detyruar edhe të përdorë kokainë. Pas dhunës ajo shkoi në spitalin e Perugias ku pas ekzaminimeve u rekomandua që të qëndrojë në spital për 20 ditë.

Ndërkohë në banesën ku dyshohet se ka ndodhur dhuna seksuale, policia ka gjetur kokainë dhe hashash, ndërsa personat e arrestuar u dërguan në polici.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co

dsaadmin

Learn More →