Shqiptari Jetmir Murati, babai i 7-vjeçares Anisa Murati, e cila u mbyt dy ditë më parë në liqenin “Acquaviva di Caraglio” në Itali, ka kërkuar drejtësi për humbjen e vajzës së tij, të cilën e kishte dërguar në një kamp veror.
Ai është shprehur për mediat italiane se e bija nuk ka rënë rastësisht në liqen dhe se nuk ishte vetëm.
“Dua drejtësi dhe të vërtetën, nuk mund të lihet një 15-vjeçar të shikojë fëmijët. Syzet e vajzës sime ishin në çantë, ajo i hoqi para se të lahej. Ajo nuk ra rastësisht, nuk ishte vetëm”, ka thënë ai për La Repubblica. “Vajza ishte jeta ime! Unë e rrita atë për shtatë vjet. Më djeg zemra për të. Aq shumë sa nuk marr dot frymë”, është rrëfyer ai.
Për këtë rast Prokuroria e Cuneos ka hapur një hetim për vrasje dhe braktisje të fëmijëve, ndaj personave ende të paidentifikuar, por që kanë qenë përgjegjës për kujdesin e fëmijëve në kamp.
Ngjarja e rëndë ndodhi dy ditë më parë, të mërkurën e 17 korrikut, ku vajza e vogël u zhduk pak pas orës 15:00 në zonën e liqenit Acquaviva di Caraglio .
7-vjeçarja e kishte kaluar ditën në kamp së bashku me një grup nga Oratoria Valle Stura në Demonte, ku ajo dhe jetonte me familjen.
NDIQE LIVE “PANORAMA TV” © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot www.botasot.co