Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta e Rusisë do të “mbaronte më shpejt” nën administratën e ardhshme të Donald Trump.
“Me politikat e ekipit të Trump, i cili tani do të udhëheqë Shtëpinë e Bardhë, lufta do të përfundojë më shpejt”, tha Zelensky për transmetuesin publik të Ukrainës Suspilne.
Ai shtoi se nuk ka ende një datë përfundimi për luftën, por theksoi se “paqja e drejtë” është jetike për Ukrainën.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky komentoi edhe bisedën telefonike të kancelarit gjerman Olaf Scholz me Vladimir Putin, duke thene se u hap “kutia e Pandorës” , duke minuar përpjekjet për të izoluar liderin rus.
“Tani mund të ketë biseda të tjera, telefonata të tjera. Vetëm shumë fjalë. Dhe kjo është pikërisht ajo që Putini ka dashur për një kohë të gjatë: është jashtëzakonisht e rëndësishme për të që të dobësojë izolimin e tij”, tha Zelensky në një fjalim pasdite.