Shqiperia

Me drogë e thikë me vete, arrestohet 25-vjeçari në Sarandë

me droge e thike me vete arrestohet 25 vjecari ne sarande
me droge e thike me vete arrestohet 25 vjecari ne sarande

Një 25-vjeçar në Sarandë ka rënë në prangat e policisë.

Blutë njoftojnë se i riu u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje dhe me armë të ftohtë (thikë).

Njoftimi: 

Vihet në pranga një 25-vjeçar që u kap në flagrancë me një sasi lënde narkotike gati për shitje dhe me armë të ftohtë (thikë).

Sekuestrohen lënda narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike, mjeti prerës (thikë) dhe 2 celularë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”, kanë goditur një tjetër rast të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, si rezultat i të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

[embedded content]

– F. K., 25 vjeç, banues në Berat.

Gjatë kontrollit fizik të ushtruar ndaj tij, në lagjen nr. 4, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë i kanë gjetur lëndë të dyshuar narkotike kanabis, një grirëse për lëndët narkotike dhe një mjet prerës (thikë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, bashkë me 2 celularë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas siguronte lëndë narkotike kanabis, e ndante në doza në banesën e tij dhe i shiste ato në lagje të ndryshme të qytetit të Sarandës.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Burimi informacionit @BalkanWeb: Lexo me shume ne : Bota Sot News botasot.co

Similar Posts