Bota Shqiperia

“Më është thyer shpirti”-Kryeministri i Maqedonisë së Veriut flet për tragjedinë me 59 viktima: Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar! Ngjarja mos të politizohet!

me eshte thyer shpirti kryeministri i maqedonise se veriut flet per tragjedine me 59 viktima do te kete hapa dhe vendime me te cilat publiku nuk eshte mesuar ngjarja mos te politiz













































Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, mbajti sot një fjalim për tragjedinë në Koçan, ku 59 të rinj humbën jetën dhe rreth 155 mbetën të plagosur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në orët e para të së dielës në një lokal nate në Koçan.

Screenshot_29

“Jam thyer dhe më është thyer shpirti”, këto ishin fjalët e para që kryeministrit maqedonas për tragjedinë që ka tronditur vendin dhe mbarë botën.

“Do të ketë hapa dhe vendime me të cilat publiku nuk është mësuar. Por ndryshimet nisin nga ne”, tha kryeministri Hristijan Mickoski në fjalimin e tij sot.

“Jam i vendosur dhe do të veproj me vendosmëri. Nuk dua që kjo ngjarje të politizohet, se dikush po përpiqet të bindë një palë tjetër për përgjegjësi. Kjo nuk është një betejë ndërpartiake, kjo është një betejë e të ndershmëve kundër të pandershmëve”, tha Mickoski.

“Në ditët në vijim do të marrim një sërë masash që do të thonë shumë, në luftën për këtë vend dhe në emër të të gjithë viktimave të kësaj tragjedie dhe familjeve të tyre”, tha Mickoski.

NDIQE LIVE “PANORAMA TV” <!–

–> © Panorama.al Burimi informacionit @Panorama.al: Lexo me shume ne :bota sot botasot.co

Similar Posts